Site icon Telegrafi

Pronari i Chelseat, Boehly po mendon të largojë Pochettinon para përfundimit të sezonit

Drejtuesit e klubit të madh anglez, Chelsea thuhet se janë gati të ndahen nga trajneri i tyre, Mauricio Pochettino, në javët apo muajt e ardhshëm.

Pochettino ka parë rënie të madhe të ‘aksioneve’ të tij pasi humbën finalen e Carabao Cup.

Kështu, Blutë thuhet se do të hartojnë një listë të zëvendësuesve të trajnerit argjentinas.

Lexo po ashtu "Do të shkarkohet në mëngjes?" - Pochettino injoron keq njërin nga pronarët e Chelseat

Sipas The Mail, bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly është gati të shkarkojë një tjetër menaxher në kohën e tij në krye të klubit nga Stamford Bridge.

Blutë kanë shkarkuar Thomas Tuchel dhe Graham Potter, dhe kanë pasur Frank Lampard si një mandat të përkohshëm, ndërsa Pochettino do bëhej i katërti.

Menaxheri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim, po shihet si një alternativë kryesore për ta pasuar argjentinasin në Londër. /Telegrafi/

Exit mobile version