Telegrafi

Pronari i argjendarisë së grabitur në Suharekë: Grabitësit lanë njolla gjaku në lokal, flisnin shqip në dialekt vendor

Një grabitje e rëndë në një biznes argjendarie në Suharekë ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

Në një rrëfim për RTV Dukagjinin, pronari i biznesit tregon se si i biri i tij u përballë me grabitësit e armatosur duke mos mundur të bëjë asgjë.

“Sapo janë futur në lokal, grabitësit kanë bërtitur “është plaçkitje, mos lëviz”. Me një thes të bardhë pasi kanë thyer xhamat kanë marrë gjithë mallin e  ekspozuar”, rrëfen babai i Arbër Bytyqit duke u bazuar edhe në pamjet e kamerave të brendshme të lokalit.

Ai thotë se grabitësit flisnin shqip dhe me dialekt vendorë.

Lexo po ashtu "Me armë në kokë e duar të lidhura": Flet pronari i argjendarisë së plaçkitur në Suharekë

“Komunikojnë mes vete ”theje këtu, theje atje”. Komunikimi ishte në gjuhën shqipe dhe me dialekt tonin” rrëfen ai. Grabitësi që ka neutralizuar djalin kishte revole me zhurmues. Ka pasur edhe armën e gjatë por nuk e ka përdorur. Duket se gjatë aksionit grabitësit janë lënduar. Ka pasur njolla gjaku në tavolinë. Edhe pasi kanë dalë njëri është kthyer pasi ka harrur një sëpatë”.

Dëshmitarët e rastit thonë se kanë menduar se është aksion i njësisë speciale dhe jo ndonjë grabitje e zakonshme./Telegrafi/