John Henry dhe anëtarë të tjerë të FSG ishin të pranishëm teksa Liverpool barazoi 1-1 kundër Chelseat të dielën.
Felix Johnston raporton se amerikanët nuk fluturuan vetëm për të parë ndeshjen pasi ata gjithashtu janë të vendosur të raportojnë disa informacione thelbësore në organet e Ligës Premier për klubin londinez dhe shpenzimet e tyre ekstravagante që nga marrja e tyre nën pronësi nga Todd Boehly dhe bashkëpronarët e tjerë.
“Pronarët e Liverpoolit fluturuan për bisedime me Ligën Premier për sqarime në lidhje me shpenzimet e Chelseat”, raportoi Johnston.
“Liverpooli nuk beson se shpenzimet afro një miliard eurosh të Chelseat gjatë tri afateve kalimtare të fundit mund të jenë në përputhje me rregullat e PL”.
“Liverpooli ka përgatitur informacione për të raportuar zyrtarisht Chelsean në Ligën Premier nëse ata marrin sinjale pozitive nga bisedimet”, shton më tej gazetari.
Reds kanë humbur zyrtarisht garën për Moise Caicedon, ndërsa janë shumë afër të humbasin edhe Romeo Lavian, që po ashtu dëshiron t’i bashkohet klubit londinez. /Telegrafi/
EXCL: Liverpool‘s Owners flew in for talks with the Premier League, for clarification Chelsea are being closely looked at with their spending.
Liverpool do not believe Chelsea’s ~£800m spend over the last 3 windows can comply with PL rules.
Liverpool have prepared information… pic.twitter.com/3k3ib0KCZa
— Felix (@FelixJohnston_) August 14, 2023