Promovuesi Eddie Hearn ka thënë se gjasat janë të mëdha që dueli i unifikimit të titujve, ndërmjet Anthony Joshuas dhe Deontay Wilderit, të ndodhë gjatë këtij viti.
Në dy vitet e fundit, tifozët e boksit janë duke e pritur duelin ndërmjet kampionit të WBO, WBA dhe IBF kundër kampionit të WBC.
Megjithatë, diçka e tillë akoma nuk ka ndodhur, ndërsa britaniku do të ndeshet me Jarrell Miller më 1 qershor, derisa amerikani nuk ka arritur marrëveshje që ta zhvillojë rimeçin ndaj Tyson Furyt.
Hearn është shprehur i kënaqur që nuk do të ndodhë dueli ndërmjet Wilderit dhe Furyt, në mënyrë që ta organizojë duelin e shumëpritur nga të gjithë.
“Është fantastike”, ka thënë promovuesi pasi e ka mësuar lajmin. “Mendoj se kemi një shans brilant që ta realizojmë meçin e Joshuas”.
https://telegrafi.com/tag/Anthony-joshua/
“Mendoj se do ta arrijmë marrëveshjen për meçin ndërmjet Wilderit dhe Joshuas”, ka thënë Hearn duke shtuar se dueli mund të ndodhë në nëntor ose në dhjetor. /Telegrafi/