Shumë lehtë mund të kemi përsëritje të duelit të madh të boksit në mes të Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko.
Boksieri britanik, Joshua dhe ai ukrainas, Klitschko, u rrahën mes vete në duelin e para disa ditëve në Wembley, ku në fund fitimtar doli britaniku me KO dhe bëri për vete tre tituj.
Pas fitores së Joshuas, mediat filluan të aludojnë në shumë duele të mundshme të britanikut me boksier tjerë për tituj tjerë të rëndësishëm në boks.
Promoteri i njohur anglez i boksit, Eddie Hearn, duke folur për mediat angleze ka theksuar se janë disa boksier të njohur si kundërshtar të mundshëm të Joshuas.
Megjithatë, Hearn e ka pranuar gjithashtu se ai vet do të dëshironte shumë të shihte një përsëritje të meçit ndërmjet britanikut Klitschkos.
“Ishte një ndër luftërat më të mira që kam parë ndonjëherë, çdokush dëshiron ta shoh këtë përballje sërish. Atëherë pse jo? Ky është dueli i ardhshëm që e dëshiroj”, ka thënë Hearn. /Telegrafi/