Promotori i kampionit të kategorisë së rëndë, Anthony Joshua, ka thënë se një duel unifikues mund të ndodhë qysh në verën e ardhshme.
Kampioni WBC i kategorisë së rëndë, Wilder, i cili po përgatitet që të mbrojë titullin e tij ndaj Bermane Stiverne të dielën, së fundmi i ka deklaruar luftë Joshuas.
Një përplasje e madhe mes artistit të nokautove nga Alabama dhe WBA e IBF kampionit, Joshua, mund të ndodhë qysh në vitin 2018 sipas promotorit të britanikut, Eddie Hearn, i cili pohoi se një luftë e tillë do të zhvillohet në Wembleyn legjendar.
“Ne duam që të kemi tri luftëra vitin tjetër. Ai e ka mandatarin e tij të WBA, i cili mund të vendoset në ditët në vijim, Joseph Parker, Deontay Wilder dhe ndoshta edhe Tyson Furyn”.
https://www.youtube.com/watch?v=MxFUJRB13EA
“Fury mund të kthehet në mars ose prill, por ai do të duhet që të zhvillojë edhe një luftë ose dy që të përgatitet dhe që njerëzit të besojnë në të, pasi ai flet shumë pozitivisht, por pak ka treguar me vepra”.
“Një duel i Joshuas vitin e ardhshëm do të jetë jashtë vendit, a do të jetë në SHBA, Afrikë ose Lindjen e Mesme këtë nuk e di”.
“Dueli ndaj Wilder duhet ët ndodhë. Si promotor dua që këtë luftë ta bëj sa më të madhe që është e mundur. Për momentin, ai nuk është askund që të konsiderohet i madh siç do të duhej, por unë e di se tifozët e dëshirojnë dhe ata e duan sa më shpejt”.
“Lajmi i mirë për të gjithë është se Joshua do të luftojë me kë do, nuk duhet të brengoseni për të se mund të thotë jo, ai luftoi me Charles Martinin në luftën e 16-të dhe Wladimir Klitschkon në duelin e 19-të. Ai nuk ka frikë të hyjë në ring, e as të bëjë hap para në nivelin e tij”, deklaroi Eddie Hearn për Sky Sports.
Joshua së fundmi mposhti Carlos Takam me nokaut teknik në raundin e 10-të duke çuar statistikën e tij personale në 20 fitore, në 20 ndeshje, të gjitha me nokaut.
/Telegrafi/