Telegrafi

Promoteri i Ruizit e paralajmëron Joshuan për rimeçin

Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua ka marrë një paralajmërim se është gabim i madh që ai të futet në rimeç me Andy Ruizin, për shkak të gjendjes së tij psikologjike.

Ish-kampioni i WBA, WBO dhe IBF, i ka thënë pormoterit të tij, Eddie Hearn që ta aktivizojë klauzolën e ripërballjes me meksikano-amerikanin.

Promoteri i Ruizit, Manny Robles, ka thënë se Joshua është duke luajtur me fatin e tij nëse e kërkon rimeçin me kampionin e tre titujve të botës.

Andy Ruiz Jr e rrëzoi katër herë Anthony Joshuan (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Ai ka thënë se britanikut i duhen disa përballje të vogla dhe të fitojë më shumë kohë, në mënyrë që të jetë i gatshëm për përballjen me meksikano-amerikanin.

Lexo po ashtu Joshua reagon në lidhje me teoritë konspirative për humbjen e papritur nga Ruiz

“Opinioni im është se nëse ai dëshiron menjëherë një rimeç, atëherë kjo gjë na konvenon shumë neve”, ka thënë Rubles.

“Andy (Ruiz) tashmë ka zhvilluar dy përballje radhazi. Ishte një punë 15 javësh. Po të isha trajner i Joshuas, do ta pyesja për një pushim, të pret një vit, përballuni me dikë tjetër dhe zhvillojë një apo dy përballje para se të ballafaqoheni me Ruizin”, ka shtuar më tej promoteri i kampionit të peshave të rënda. /Telegrafi/