Telegrafi

Promoteri i Joshuas tregon emrin e kundërshtarit të mundshëm: Dueli me Deontay Wilder duhet të ndodhë

<> at Principality Stadium on October 28, 2017 in Cardiff, Wales.

Promoteri i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, ka dhënë emrin e kundërshtarit potencial të radhës për boksierin britanik.

Hearn ka folur pas duelit për Sky Sports në ring, duke pranuar se Deontay Wilder është emri i kundërshtarit të radhës për Anthony Joshuan.

Lexo po ashtu Të gjitha lajemt rreth meçit mes Joshuas dhe Takam (Foto/Video)

Promoteri i Joshuas ka përmendur ermine Deontay Wilder, boksierit kontravers, i cili nuk ka ende asnjë humbje në karrierën e tij.

Pos Wilder, Hearn ka deklaruar se një emër tjetër që mund të përballet me Joshuan në vitin 2018 është edhe Tyson Fury.

Lexo po ashtu Fytyra e Carlos Takam pas meçit ndaj Joshuas (Foto)

“Dueli ndaj Deontay Wilder duhet të ndodhë. Aty është po ashtu edhe një djalosh tjetër që quhet Tyson Fury”, deklaroi Hearn pas përballjes Joshua – Takam.

Joshua ka mposhtur Takamin pas një dueli mjaft të luftuar në Principality Stadium të Kardifit.

Dueli ishte ndërprerë pas 10 raundeve me nokaut teknik në favor të kampionit aktual të boksit botëror. /Telegrafi/