Promoteri i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, është i frikësuar para përballjes me Andy Ruiz Jr.
Kampioni i peshave të rënda do të debutojë në SHBA më 1 qershor, ndërsa do të përballet me boksierin meksikan.
Jarrell Miller ishte kundërshtari që do i dhuronte debutimin Johuas në Amerikë, por ai dështoi t’i kalonte testet anti-doping.
Ruiz u fut menjëherë në listë për t’u ndeshur me boksierin anglez, por promoteri i tij mbetet i frikësuar nga kjo përballje.
“Kur dëgjova për Ruiz, mendova, ai djalë e ka seriozisht, dëshiron ta mposhtë Joshuan”, ka thënë fillimisht Heran.
“Ai mendon se mund të fitojë. Do të jetë një luftë e vështirë. Ai djalë ka Meksikën mbrapa vetës. Është një boksier i talentuar, andaj mendoj se do të kemi një përballje interesante për ta shikuar”, ka shtuar më tej promoteri i Joshuas. /Telegrafi/