Telegrafi

Promoteri Heran: Fury po largohet nga boksi për t’u fokusuar në WWE

Eddie Hearn ka thënë se Tyson Fury po largohet dalëngadalë nga boksi për t’u fokusuar më shumë në WWE.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda ka vendosur që të futet në sportin e arteve marciale, derisa do të debutojë ndaj Braun Strowman më 31 tetor.

Kjo përballje në Arabinë Saudite do t’i sjellë britanikut një shumë prej 15 milionë euro – pak muaj pasi nënshkroi mega-marrëveshjen me TopRank dhe ESPN me një shumë prej 83 milionë euro.

Tyson Fury dhe Otto Wallin. (Foto: David Becker/Getty Images/Guliver)

Pas fitoreve ndaj Tom Schwarz dhe Otto Wallin, Fury pritet që të ripërballet me Deontay Wilderin më meçin e shumëpritur në vitin 2020.

Por, në këto javët e fundit ai është fokusuar më shumë në WWE, derisa promoteri Heran ka thënë se ai po mendon të largohet nga boksi.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Dëgjojeni Tysonin (Furyn). Ai o bëhet gati të publikojë një këngë të re për Krishtlindje, ai po merret me WWE – mendja e tij është e përkushtuar vetëm aty, po e jeton jetën, unë i dëshiroj vetëm fat”, ka thënë pormoteri i njohur.

Lexo po ashtu Fury u fut në ringun e WWE për t'u përballur me Strowman - sigurimi e kishte të vështirë t'i ndante

“Mendoj se ai po largohet nga boksi, e ka vendosur në mendjen e tij që të jetojë jetën dhe të vazhdojë me një sport që është më i lehtë për të”, ka shtuar më tej ai.

Ende nuk dihet nëse Fury do të përballet me Wilderit apo do të tërhiqet në momentet e fundit. /Telegrafi/