Telegrafi

Promoteri i Furyt konfirmon rimeçin me Wilderin

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Promoteri i Tyson Fury, Frank Warren, ka konfirmuar për SunSport se klienti i tij do të ripërballet me Deontay Wilderin. Amerikani ka bërë një postim në Twitter mbrëmjen e kaluar duke thënë se kontratat janë nënshkruar.

Komentet që i ka bërë kampioni i WBC  në javët e kaluara rreth këtij rimeçi, kishin lënë dyshime se një përballje e tillë nuk mund të ndodhë sërish, por është konfirmuar zyrtarisht.

Sidoqoftë, Warren i ka thënë SunSportit se rimeçi do të realizohet, ndërsa kanë mbetur edhe disa detaje shtesë për t’u arritur.

Frank Warren dhe Tyson Fury (Foto: Alex Burstow/Getty Images/Guliver)

“Ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë adhuruesit e boksit. Do të ketë detaje të tjera për t’u kuptuar, por kontratat janë nënshkruar”, ka bërë të ditur promoteri i Furyt.

“Tani për tani, Tyson është duke u përgatitur për meçin që do ta zhvillojë më 15 korrik dhe ne jemi të koncentruar në atë përballje, por që natyrisht se rimeçi me Wilder na gëzon shumë”, ka thënë më tej Warren

Lexo po ashtu Fury kërkon ripërballje me Wilderin: Eja në Times Square, ti dështak

Përballja e parë në mes të Furyt dhe Wilderit kishte përfunduar me barazim, me të dy boksierët që kishin pretenduar se e kishin fituar meçin, mirëpo tani do ta kenë përballjen e dytë. /Telegrafi/