Telegrafi

Promoteri Eddie Hearn tregon tri stadiumet ku mund të zhvillohet rimeçi Joshua – Ruiz

Anthony Joshua dhe Eddie Hearn (Foto: Getty Images/Guliver)

Eddien Hearn ka treguar emrat e tri stadiumeve të Britanisë së Madhe, ku mund të zhvillohet rimeçi në mes të Anthony Joshuas dhe Andy Ruiz Jr.

Skuadra e boksierit britanik e ka aktivizuar klauzolën për rimeçin kundër kampionit të unifikuar të peshave të rënda, gjersa meçi mund të zhvillohet në nëntor të këtij viti.

Pasi e pa rekordin e tij si i pamposhtur të thyhet dhe me meksikano-amerikanin të largohet me tre titujt e botës, Joshua është duke u përballur me një sfidë që duhet fituar patjetër.

Andy Ruiz vs Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Edhe pse po rrezikojnë në kohën e ftohtë të nëntorit, Heran ka thënë se ata janë duke planifikuar që rimeçi të zhvillohet në njërin prej stadiumeve, si Wembley, në stadiumin e ri të Tottenham Hostpurit apo në Principality Stadium të Cardiffit.

Lexo po ashtu Konfirmohet: Rimeçi ndërmjet Joshuas dhe Ruizit do të ndodhë gjatë këtij viti

“Jemi në bisedime për White Hart Lane (Tottenham), Wembley dhe Principality (Cardiff)”, ka thënë promoteri i Joshuas për iFL TV.

“A na përshtatet ne më shumë? Nuk e di nëse Andy Ruiz do ta pëlqejë të boksojë në shi. Do të shohim se në cilët stadiume do të zhvillohen rimeçi, por për Joshuan nuk paraqet problem asnjëri prej tyre”, ka shtuar më tej Hearn. /Telegrafi/