Telegrafi

Promo e episodit të shtatë të “Estetike me Krenarin”: Blenda nga Gjilani gjen zgjidhjen për largimin e piklave nga fytyra

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

Është publikuar promoja e episodit të shtatë të dokumentarit “Estetika me Krenarin”, që ka rrëmbyer tashmë zemrën e shumë shikuesve të dielave.

Në këtë episod protagoniste do të jetë Blenda nga Gjilani, e cila ka pasur probleme me shfaqjen e pikave të kafta në fytyrë, që në gjuhën popullore njihen edhe si pikla.

“A kanë shërim pikat e kafta të njohura si Efelide? Sa pengojnë në jetën e përditshme? Dhe a ka rreziqe nëse largohen?” – këto janë disa nga çështjet që do të trajtohen të dielën në “Estetika me Krenarin”.

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

Me dëshirën për t’i hequr pikat nga fytyra, Blenda nën trajtimin e Ass. Msc. Krenar Dobroshi dhe të Qendrës “Esthetica”, arrin që të ketë rezultatin e shumë dëshiruar në fund të emisionit.

Lexo po ashtu E dëshpëruar nga intervenimi i dështuar që bëri në të kaluarën, infermierja nga Obiliqi arrin 'kthimin në origjinalitet' në "Estetika me Krenarin"

“Bukuria e jetës është ta jetosh ashtu siç do ti dhe të bësh atë që ndjehesh më mirë për veten”, ka deklaruar protagonistja e emisionit të shtatë.

“Estetika me Krenarin” vjen këtë të diel në orën 15:00 në RTV Dukagjini, mbështetur nga portali Telegrafi.com.