Site icon Telegrafi

Prologue Avant, koncepti i ri nga Audi

Prodhuesi gjerman, Audi, do t’i gëzojë fansat e vet me koncept të ri – Prologue Avant, i cili do të debutojë muajin e ardhshëm në panairin e veturave në Gjenevë.

Prologue Avant në mënyrë stilistike është projektuar në bazë të konceptit luksoz Audi Coupe Prologue, i cili është prezantuar në fund të vitit 2014.

Vetura, të cilën tani për tani mund ta shohim vetëm përmes vizatimeve të dizajnit, ka një siluetë karakteristike të ashtuquajtur modeli “Shooting Brake”.

Elementet stilistike të pjesës së përparme të veturës janë kopjuar nga koncepti i lartpërmendur, Audi Coupe Prologue, transmeton Koha.net, ndërsa për dallim nga koncepti klasik Caravan, sipërfaqja e pasme e xhamit është e prerë sikurse tek veturat sportive.

Audi tashmë ka njoftuar se Prolog Coupe do të shërbejë si model për projektimin e gjeneratës së ardhshme të A6, A7 dhe A8, ndërsa Prologue Avant do të jetë model për prodhimet e ardhshme të koncepteve Caravan dhe ndoshta edhe për serinë Shooting Brake.

Exit mobile version