Site icon Telegrafi

Prokurorja në Pejë u godit nga vetura derisa po dilte nga gjykata, i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi sot në Pejë – ku u përfshi një prokurore.

Zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për Telegrafin se prokurorja në fjalë është goditur nga një veturë derisa ishte duke dalë nga gjykata, ku kishte mbajtur një seancë.

Tutje, ai tha se në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta arrestuar personin i dyshuar, pasi i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Lexo po ashtu Aksident në Pejë - prokurorja goditet nga një veturë

“Prokuroria në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime të nevojshme që personi i dyshuar të arrestohet, pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes”, deklaroi tutje Nikçi.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, deklaroi për Telegrafin se viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. /Telegrafi/

Exit mobile version