Telegrafi

Prokuroria tregon sa milionë euro janë grabitur nga makina në Rinas

Prokuroria ka konfirmuar shumën e grabitur nga një makinë e një banke të nivelit të dytë, disa ditë më parë, në Rinas.

Sipas Prokurorisë, shuma e marrë nga grabitësit është 3.2 milionë dollarë.

Sot, gjykata la në burg punonjësit e policisë private të cilët u arrestuan pas grabitjes së disa milionë eurove në rrugën drejt Rinasit.

Në burg janë lënë Gentjan Dedja, Endri Daçi, Përparim Logu, Xhemil Metaj, Dashamir Balla dhe Fatmir Gabi, drejtues teknik i kompanisë “Jaguar Security”.

Lexo po ashtu Grabitja në Rinas: Aarrest me burg për 6 të arrestuarit

Sipas prokurorisë, ata janë përgjegjës për lejimin e grabitjes së parave në një kohë kur kamerat e mjeteve dhe pajisjet GPS të gjurmimit nuk kanë qenë në funksionim.

Lexo po ashtu Grabitja e thasëve me para, dëshmia e rojeve: I fikëm kamerat se do të pinim kafe

Të gjithë policët akuzohen për shpërdorim detyre. Ndërkohë, policia po vazhdon kërkimet për personat që sulmuan me armë dhe maska dy mjetet që po bënin transportin e parave nga një bankë në drejtim të aeroportit të Rinasit.