Telegrafi

Prokuroria nis hetimet për vërshimet në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas vërshimeve të 24 qershorit, ku dy persona humbën jetën.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Prokurori i rastit e ka autorizuar policinë që të mbledhë të gjitha provat lidhur me rastin. Jemi në pritje të raporteve, të cilat përcaktojnë nëse ka përgjegjësi penale dhe kush ka përgjegjësi penale”,  u shpreh ai.

Lexo po ashtu ​Gjendje e rëndë nga vërshimet në Pejë, preken familjet dhe bizneset

Nga vërshimet e 24 qershorit, në Pejë humbën jetën dy persona, një nënë bashkë me djalin e saj.

Po ashtu, janë shkaktuar dëme të shumta materiale, duke u dëmtua shtëpi, biznese dhe automjete. /Telegrafi/