Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas vërshimeve të 24 qershorit, ku dy persona humbën jetën.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
“Prokurori i rastit e ka autorizuar policinë që të mbledhë të gjitha provat lidhur me rastin. Jemi në pritje të raporteve, të cilat përcaktojnë nëse ka përgjegjësi penale dhe kush ka përgjegjësi penale”, u shpreh ai.
Nga vërshimet e 24 qershorit, në Pejë humbën jetën dy persona, një nënë bashkë me djalin e saj.
Po ashtu, janë shkaktuar dëme të shumta materiale, duke u dëmtua shtëpi, biznese dhe automjete. /Telegrafi/