Prokuroria në Ferizaj, ka bërë të ditur se Policia ka arritur t`i marrë nga pamjet e kamerave të sigurisë, fotografitë e dy të dyshuarve që e dërguan pa shenja jete në emergjencë një 18 vjeçare.
Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka deklaruar se personat e dyshuar që u larguan nga vendi i ngjarjes, posedonin veturë me targa të Zvicrës.
Tutje theksoi se të dyshuarit kanë vozitur veturë të tipit Audi.
Po ashtu tha se fotografitë e tyre janë shpërndarë në pika kufitare dhe nëpër drejtori të policisë.
“Të dyshuarit posedonin veturëme targa të Zvicrës, tabelat për momentin nuk mund të deshifrohen dhe ende nuk dihet kush janë ata persona. Fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës”, u shpreh Jashari.
Deri me tani policia nuk ka arritur t’i identifikojë personat e përfshirë në rast./Telegrafi