Site icon Telegrafi

Prokuroria kërkon paraburgim për të përfshirin në përleshjen e reperëve

Është mbajtur në Prishtinë seanca dëgjimore për masën e sigurisë ndaj Albert Krasniqit, i cili ishte njëri nga të arrestuarit pas përleshjes së armatosur mes reperëve Cozman e Noizy në Prishtinë, të martën pasdite kur u plagosën dy persona.

Pas kësaj përleshjeje, Krasniqit, por edhe Ylber Abdullahut (të njohur si Cozman) iu ishte caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Lexo po ashtu LEXONI TË GJITHA LAJMET RRETH PËRLESHJES NDËRMJET NOIZYT DHE COZMAN

Prokuroria Themelore në Prishtinë në seancën e sotme ka kërkuar paraburgim për Krasniqin.

Ramiz Krasniqi, avokati i Albert Krasniqit, e kundërshtoi masën e kërkuar nga prokuroria, ndërsa gjykata do të vendosë nëse do ta aprovojë ose refuzojë kërkesën e prokurorisë, raporton Kallxo.com.

Exit mobile version