Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tre personave, të cilët rrahën familjarin e tyre, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ndërsa nga e premtja, kur ka ndodhur rrahja, nuk dihet vendndodhja e të dëmtuarit.
Sipas njoftimit Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës se paraburgimitndaj tre personave me dyshimin se kanë kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor, nga neni 186, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj tre të pandehurve, A.N,SH.L dhe një të mituri, për shkak se të njëjtit në bashkëkryerje dyshohen se me datën 26 prill të këtij viti, i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit M.N”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
“I dëmtuari i këtij rasti deri me tani ka qenë i paqasshëm për organet e ndjekjes, ndërsa për kërkimin e tij, përveç njësive relevante policore në teren janë angazhuar edhe FSK-ja”.
Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim