Site icon Telegrafi

Prokuroria kërkon paraburgim dhe ekzaminim psikiatrik ndaj të dyshuarës për mbytjen e motrës së saj në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Një grua 33 vjeçare ka mbetur e vdekur dje rreth mesditës në Vragoli të Fushë Kosovës. Dyshohet se ajo është mbytur nga motra e saj.

E dyshuara është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lexo po ashtu Krim brenda familjes në Fushë Kosovë, dyshohet se motra vrau motrën

Ndërkaq sot Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, tha për Klan Kosova se gjithashtu është propozuar ekzaminim psikiatrik ndaj të dyshuares.

“Ju njoftojmë se prokurorja e rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda është duke i udhëhequr hetimet në drejtim të veprës penale ‘Vrasja e rëndë’, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, për sqarimin e rrethanave të kësaj vrasjeje. Po ashtu, ju njoftojmë se e njëjta sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik ndaj të dyshuarës, në gjykatën kompetente”, tha Ulaj.

Exit mobile version