Gjashtë muaj burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për reperin shqiptar Arkimed Lushja njohur me emrin e artit Stresi.
Kjo masë dënimi është kërkuar për akuzat e , mosbindjes ndaj urdhrit të policisë (një muaj burg) dhe për drejtimin e makinës pa patentë (5 muaj burg).
Stresi nuk ju bind urdhrit të policisë rrugore për të ndaluar, ndërsa me kapjen e tij nga një tjetër patrullë, u zbulua se Stresi drejtonte automjetin pa patentë, transmeton shqiptarja.com.
Vetë këngëtari një seancë më parë u shpreh se kërkonte mëshirë nga gjykata me premtimin se nuk do të bënte më një veprim të tillë.
Më 16 korrik do të paraqiten konkluzionet e mbrojtjes e më pas do të vendos gjyqtari Arben Micko nëse do të dënoj apo falë këngëtarin.