Site icon Telegrafi

Prokuroria e Policia koordinojnë veprimet për rastet që kanë të bëjnë me liberalizimin

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka takuar sot drejtuesit e Prokurorisë Speciale dhe asaj Themelore si dhe drejtues të Policisë së Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me shenjëstrimin e rasteve të nivelit të lartë për liberalizim të vizave.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori Lumezi, iu ka dhënë detyra të reja dhe ka kërkuar nga të lartcekurit që t’i koordinojnë veprimet e tyre për trajtimin e rasteve të cilat tashmë janë me prioritet nga Prokurori i Shtetit, si dhe të merren veprime konkrete për zbardhjen e këtyre rasteve.

Me qëllim të ngritjes së efikasitetit kryeprokurori Lumezi, ka kërkuar raportim të rregullt lidhur me trajtimin e këtyre rasteve, që janë duke u trajtuar nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës. Kryeprokurori Lumezi, është i vendosur në zgjidhjen sa më të shpejtë të gjitha këtyre rasteve e veçanërisht në rastet që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave.

Në takim me Lumezin kanë qenë kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Reshat Millaku, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i Departamentit të Hetimeve, Riza Shillova, drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, drejtori i Divizionit për Krime të Rënda, Fehmi Hoti si dhe shefin e Task Forcës kundër korrupsionit në Policinë e Kosovës, Shemsi Haziri. /Telegrafi/

Exit mobile version