Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë.
Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari ishte me një zyrtar policor jashtë detyrës, i cili nuk është kryerësi i vrasjes.
“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se sot rreth orës 11.30 si pasojë e një konflikti të çastit në Tregun e Gjelbërt në Mitrovicë, një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve kalimtar i rastit.
E i dyshuari Sh.A. 35-vjeçar është arrestuar dhe po ashtu po merr trajtim mjekësor.
Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor.
Sipas prokurorisë me të dyshuarin ka qenë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës, por sipas informacioneve të para i njëjti nuk është kryerësi i vrasjes.
Ndërkaq, rasti është kualifikuar “Vrasje e rëndë”, dhe është duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit në koordinim me Njësitin e Hetimeve Rajonale të Policisë në Mitrovicë.
Dy të plagosurit vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor.
Zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës janë sjellë tre pacientë në repartin e Emergjencës.
Sipas saj, njëri prej tyre i lindur në vitin 1993 është sjell pa shenja jetë, ndërsa, dy të tjerët pasi kanë marrë trjtimin në Emergjencë janë pranuar në repartin e Urologjisë dhe të Ortopedisë.
“Rreth orës 11:22 janë sjell tre pacientë në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, në repartin e Emergjencës, ku njëri prej tyre i lindur në vitin 1993 është sjell pa shenja jete, ndërsa, 2 të tjerët pasi kanë marr trajtimin në Emergjencë janë pranuar në reparte. Njëri në repartin e urologjisë sepse plagën e lehtë në formë të gërvishjeve i ka në regjionin e veshkëve ndërsa tjetri në Repartin e Ortopedisë ku menjëherë kanë intervenuar në sallën operative për të hequr pjesën e mbetur të plumbit, që e në këmbë”, ka thënë Mustafa./Telegrafi/