Tri raste janë hapur nga Prokuroria e Kosovës na lidhje me parregullsi nëpër qendra të vendvotimit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në të gjitha drejtoritë rajonale ka pranuar rreth 21 informacione të ndryshme të raportimeve për parregullsi gjatë procesit të votimit në Kosovë, prej të cilave deri më tani janë hapur tri raste.
Dy raste janë hapur në Junik të Pejës ndërkaq një tjetër në Vushtrri.
Në Junik njëri rast është cilësuar si “Pengim i procesit të votimit”, ku i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërkaq një tjetër rast “Prishje e rastit dhe qetësisë publike”, ku i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, një rast tjetër që ka vazhduar në procedurë të rregullt është ai për “Falsifikim të dokumentit” në Vushtrri.
“Me vendim të prokurorëve kompetent deri më tani janë hapur tri (raste) prej tyre, (1) rast në Junik – Pejë ” Pengim i procesit të votimit” ku një person i dyshuar është ndaluar për 48 orë, (1) rast po ashtu në Junik – Pejë ” Prishje e rendit dhe qetësisë publike” ku personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe (1) rast në Vushtrri ” Falsifikim i dokumentit”, i cili po ashtu ka vazhduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/