Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Popullore të vetëshpallur të Luhanskut (LPR) të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore dhe zëvendësi i tij u vranë nga një shpërthim bombe në zyrën e tij të premten, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar shërbimet e urgjencës.
“Sipas të dhënave paraprake, Prokurori i Përgjithshëm i LPR-s Sergei Gorenko vdiq nga plagët e tij si rezultat i një shpërthimi në zyrën e tij”, tha një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, transmeton Telegrafi.
Agjencia shtetërore e lajmeve TASS citoi një kolonel në ministrinë e brendshme separatiste të Luhansk të thoshte se zëvendësi i Gorenkos ishte vrarë gjithashtu.
Agjencitë ruse cituan shërbimet e urgjencës dhe zyrtarët lokalë të kenë thënë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombë. /Telegrafi/
⚡️⚡️⚡️ As a result of an explosion in the prosecutor’s office building in #Luhansk, the “Prosecutor General of the #LPR” Sergey Gorenko was killed, #Russian state media reported. pic.twitter.com/xmkm5gHa2c
— NEXTA (@nexta_tv) September 16, 2022