Telegrafi

Prokurorët holandezë kërkojnë burgim të përjetshëm për rebelët pro-rusë si fajtorë për rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlines në Ukrainë

Gjyqtarët ekzaminojnë rrënojat e aeroplanit të rrëzuar MH17

Prokurorët holandezë kanë kërkuar burgim të përjetshëm për katër të akuzuar si fajtorë për rrëzimin e fluturimit MH17 të Malaysia Airlines me një raketë tokë-ajër nga rebelët pro-rusë, duke vrarë 298 persona.

Fluturimi fatkeq i nisur për në Kuala Lumpur kishte ateruar Aeroporti Schipol i Amsterdamit në korrik të 2014-së.

Vendimi përfundimtar i rastit nuk pritet të përfundoj deri në fund të vitit 2022.

Katër të dyshuarit në gjyq janë shtetasit rusë Igor Girkin, Sergei Dubinsky dhe Oleg Pulatov dhe shtetasi ukrainas Leonid Kharchenko, i akuzuar për lëshimin e raketës së Sistemit rus Kundërajror (BUK) që goditi aeroplanin mbi Ukrainën lindore të përfshirë nga lufta.

“Ne kërkojmë që të dyshuarit Girkin, Dubinsky, Pulatov dhe Kharchenko, secili për përgjegjësinë e tyre për rrëzimin e aeroplanit që çoi në vdekjen e 298 personave, të dënohen me burgim të përjetshëm”, tha prokurori Manon Ridderbeks para gjykatës.

Lexo po ashtu Familjarët e viktimave të aeroplanit të rrëzuar MH17 nga rebelët pro-rusë në Ukrainë, akuzojnë Kremlinin për gënjeshtër

Që të katër kanë refuzuar të paraqiten në gjykatë në Holandë, ku po gjykohen në mungesë.

Prokurorët kanë argumentuar këtë javë se katër të dyshuarit luajtën role kryesore në sigurimin e sistemit BUK, i cili ka shumë të ngjarë të synonte të godiste një aeroplan luftarak ukrainas.

Hetuesit ndërkombëtarë thonë se raketa BUK u soll fillimisht nga një bazë ushtarake ruse, gjoja për t’u përdorur në luftën kundër forcave ukrainase.

Muaj më parë, të afërmit e 298-të viktimave të fluturimit MH17 kanë akuzuar Rusinë se gënjeu për rolin e saj të supozuar në rrëzimin e aeroplanit.

Lexo po ashtu Zbulohet identiteti i spiunit rus, përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit MH17 dhe një sërë atentatesh në Evropë

Po ashtu, rrjeti hulumtues Bellingcat kishte arritur të mësoj identitetin e zyrtarit të lartë të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), si përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit.

Spiuni rus i cili është përgjegjës për aktivitetet e fshehta operative ruse në Evropë është koloneli Igor Anatolyevich Egorov.

Egorov gjatë shërbimit ishte pjesë e Drejtorisë së V-të të KGB-së e njohur edhe si Njësia për Operacione Speciale. Pas themelimit të FSB-së, ai bëhet pjesëtarë i njësisë special Specnaz, trashëgimtare e Vimpel. /Telegrafi/