Kryetari grek, Prokopis Pavlopoulos, ka kritikuar ashpër politikanët në Maqedoni, gjoja se janë duke e shfrytëzuar krizën e refugjatëve për të përfituar nga momenti në drejtim të çështjes së pazgjidhur të emrit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pavlopoulos thotë se liderët e IRJM-së duhet të kuptojnë me kohë se me falsifikim të historisë, por edhe me ngritje të gardheve metalike dhe sjellje barbare ndaj refugjatëve, hapur shkelin dhe ecin kundër vlerave evropiane dhe nuk kanë vend në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, BE-ja nuk është strehë për popujt frikacakë, por as anije që lundron me flamuj të oportunizmit politik./Telegrafi/