Site icon Telegrafi

Projektligji që pengon shpëlarjen e parave me 2016 (Video)

Qeveria e Kosovës edhe këtë vit nuk ka arritur që të kalojë shumë projektligje të rëndësishme për në Kuvend.

Njëri nga ta ishte edhe plotësim-ndryshimi i ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit.

Edhe pse ky projektligj ishte paraparë që në maj të këtij viti të procedohej në Parlament, megjithatë një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë as këtë vit.

Muharrem Shahini, drejtor në zyrën për komunikim me publikun nga ministria e financave, nëpërmjet postës elektronike i tha Tribuna Channel se ky ligj do të bartet për vitin 2016.

Exit mobile version