Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, vazhdon të jetë në objektivat e Real Madridit.
Los Blancos e konsiderojnë polakun si alternativë në rast se dështojnë të sigurojnë shërbimet e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Tashmë kur është mbyllur afati kalimtar, Mbretërit janë duke i bërë planet e tyre për shënjestrat kryesore të Florentino Perezit për sezonin e ardhshëm.
Në krye të listës së projektit të ri ‘Galactico’ qëndrojnë emrat, si Kylian Mbappe, Erling Haaland, Paul Pogba e Robert Lewandowski.
Dy futbollistët francezë duken si objektiva më të arritshme, meqenëse janë në vitin e fundit të kontratave me klubet respektive, Manchester United dhe Paris Saint-Germin, ndërsa që në janar mund të nisin bisedimet për parakontrata dhe të transferohen në verën e vitit 2022 si lojtarë të lirë.
Dyshimi i bordit të Realit ka të bëjë me Haaland dhe Lewandowski. Është e qartë se vetëm njëri do të jetë shënjestër e klubit madrilen, derisa preferohet norvegjezi 22 vjeçar.
Por, nëse nuk transferohet ylli i Dortmundit, atëherë polaku 32 vjeçar është opsion, duke qenë se në verën e ardhshme do të jetë situatë ndryshe për të dhe kontrata e tij me Bayernin është valide deri në vitin 2023. /Telegrafi/