Telegrafi

Projekti i ndërlikuar i rindërtimit të Real Madridit nga Ancelotti: Ëndrra Mbappe dhe ‘nënshkrimet’ e tjera

Real Madrid nuk ka plane të shpenzojë shumë në tregun e transferimeve këtë verë për të përmbushur ëndrrën e tyre të nënshkrimit me Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain. Pra, Carlo Ancelotti po përballet me një sfidë të vështirë pas kthimit të tij në Valdebebas.

Është folur për një rindërtim të skuadrës, por Los Blancos nuk kanë shumë plane ekstravagante për nënshkrimet e verës.

Situata financiare e klubit imponon një realitet krejt tjetër. Florentino Perez pohon se ata nuk mund të nënshkruajnë lirshëm këtë verë, dhe madje edhe shitjet janë më të komplikuara këtë verë për shkak të problemeve të sjella nga pandemia e coronavirusit.

Lexo po ashtu Ronaldo dhe tri transferime tjera të mëdha – Formacioni i mundshëm i Ancelottit te Real Madridi

Rikuperimet

Ancelotti e di që ka lojtarë tashmë në klub që ai mund të përpiqet t’i ‘ringjallë’ me shfaqje më të mira. Eden Hazard, Marcelo, Isco dhe madje Gareth Bale janë në atë listë.

Ardhja e mundshme e Mbappes, objektivit kryesor mund të mbetet mënjanë këtë verë pasi mungojnë të ardhurat. Shkurtimet financiare nuk janë një gjë e së kaluarës dhe ato duhet të bëhen, veçanërisht me kthimin e tifozëve në tribuna ende duke qenë një mister.

Tani për tani të paktën, Ancelotti ka shtrirë dorën ndaj Bale, Isco dhe Marcelo. Të tre janë nën kontratë dhe klubi nuk pret që largimet e tyre të vijnë lehtë. Edhe Mariano Diaz nuk llogaritet, por ky ka qenë rasti për një kohë dhe ai nuk është shitur, dhe jo për shkak të mungesës së përpjekjeve nga ana e klubit.

Martin Odegaard dhe madje Ferland Mendy janë bërë të prekshëm nga një shitje e mundshme. Të dy kanë vlera të larta në treg dhe mund të jenë me interes për klubet. Raphael Varane është në një pozicion të ngjashëm, por po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij. Luka Jovic ka të ngjarë të tërheqë vëmendje nga klubet.

Lexo po ashtu “Garda e vjetër” e Real Madridit e kënaqur me kthimin e Carlo Ancelottit

Çfarë do të ndodhë me Hazardin?

Hazard meriton të largohet sa më parë. Shumë njerëz ende nuk kanë larguar nga mendja të qeshurat e tij në fushë me Kurt Zouma pasi Chelsea eliminoi Realin nga Liga e Kampionëve, por forma e tij që nga ardhja e bën atë të vështirë për t’u shitur.

Ancelotti tashmë e ka bërë të qartë se ai dëshiron ta kthejë Hazardin në më të mirën e tij dhe belgu dëshiron të vazhdojë në klub.

Brahim Diaz ka shkëlqyer te Milani dhe italianët duan ta nënshkruajnë atë. Dani Ceballos është nën kontratë dhe heziton të largohet përsëri në huazim.

Përtej të gjitha më lart, mund të ketë disa lëvizje huazimi për lojtarët më të rinj si Reinier Jesus dhe Takefusa Kubo.

/Telegrafi/