Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu sot ka nënshkruar një memorandim me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, përmes së cilës po bëhet financimi i tërësishëm të projektit infrastrukturoë.
Aliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se vlera e saj është 368 mijë euro.
“Vazhdojmë me nënshkrimin e memorandumit me Komunën e Mitrovicës së Veriut, të cilën komunë po e financojmë me 368,000 euro. Përmes këtij Memorandumi po e bëjmë financimin e tërësishëm të projektit infrastrukturorë: Projekti i Rrugës “Çlirimi”, “Luj Braj”, “Norbert Jokli” dhe “Boro Stankoviq”, ka shkruar Aliu. /Telegrafi/