Kompania britanike ‘Bed SOS’ ka kryer hulumtime për lidhjen mes profesioneve dhe shpeshtësisë së marrëdhënieve seksuale
Rezultatet treguan se njerëzit që bëjnë punët e mëposhtme kanë më shumë marrëdhënie seksuale në javë:
Profesionistët e kujdesit shëndetësor: mjekët, dentistët, infermierët – 3.7 herë
Financa – 3.6 herë
HR / Rekrutimi – 3.5 herë
IT – 3.4 herë
Shitësit me pakicë – 3.3 herë
Pavarësisht se nuk bëjnë aq shumë seks sa profesionet e tjera, artistët dhe dizajnerët kanë mesatarisht 4.4 orgazma në javë, që është pothuajse 1.5 herë çdo herë që bëjnë seks, shkruan Sustain Health.
Pesë profesionet që kanë më shumë orgazma në javë janë:
Artistët / Dizajnerët – 4.4 herë
Hidraulikët / Elektricistët – 3.1 herë
Kontabilistët – 3.6 herë
Shitësit me pakicë – 3.4 herë
IT – 3.3 herë
Studimet kanë treguar se 80 për qind e femrave kanë orgazma të rrejshme, që do të thotë se shumë prej tyre nuk i marrin përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore që vijnë prej tyre, transmeton Telegrafi.
Orgazmat mund ta lehtësojnë stresin dhe të çlirojnë tensionin dhe gjithashtu ndihmojnë me gjumin, i cili mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm për ata me probleme si pagjumësia. Përfitime të tjera përfshijnë lehtësimin e dhimbjes – falë çlirimit të endorfinës, stimulimit të trurit dhe dukjes më të re.
/Telegrafi/