Site icon Telegrafi

Produktet kosovare – të shtrenjta për konkurrencë

Produktet kosovare nuk po mund të konkurrojnë në tregjet e jashtme për shkak të çmimeve më të larta që kanë ato në krahasim me çmimet e importit. Këto produkte po ashtu nuk po mund të konkurrojnë as në tregun e brendshëm.

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), çmimet e prodhimit u karakterizuan me rritje mesatare vjetore prej 2.5 për qind, që është dukshëm më e lartë sesa rritja e çmimeve të konsumit dhe çmimeve të importit.

“Norma e rritjes së çmimeve të prodhimit ishte më e lartë edhe sa i përket krahasimit me vitin paraprak i cili ishte karakterizuar me 1.7 për qind rritje të çmimeve të prodhimit. Kjo rritje çmimeve të prodhimit më së shumti u nxit nga rritja e çmimeve të cilat konsiderohen si çmime të administruara siç janë: nxjerrja e qymyrgurit, linjitit dhe mineraleve të cilat shënuan rritje prej 37.5 për qind, pasuar nga rritja e çmimeve të industrive tjera nxjerrëse prej 21.4 për qind”, thuhet në raport. /Tribuna/

Exit mobile version