Telegrafi

”The Prodigy” vjen në Ohër (Foto/Video)

”Ohrid Calling” quhet projekti i ri që e prezenton produksioni Avalon. Në këtë koncert do të marrin pjesë ”The Prodigy” për të promovuar albumin e publikuar vjet „Invaders must die“, njofton Telegrafi Maqedoni.

”The Prodigy” kanë shitur 25 milion albume, mes tyre edhe albumet „Music for the Jilted Generation“ dhe „Fat od the Land“. ”The Prodigy” njihen për muzikat „Vodoo People“, „No Good (Start the Dance)“, „Firestarter“, „Breathe“, „Smack my bitch up“, „One Love“, dhe „Poison“.

”The Prodigy” mund ta ketë turnenë e fundit bashkë. Koncerti do të mbahet më 14 gusht, 2016 në stadiumin ”Biljanini Izvori” në Ohër. Biletat do të shiten nga data 16 maj. Detaje tjera për koncertin do të publikohen këtë të premte ora 19.

Telegrafi është partner medial i këtij koncerti i organizuar nga Avalon Production./Telegrafi/