Site icon Telegrafi

Prodhuesi gjerman i armëve: Ukrainës mund t’i dorëzojnë tanket Leopard në vitin 2024

Prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall mund të dorëzojë tanke të riparuara Leopard 2 në Ukrainë në vitin 2024, ka bërë të ditur sot drejtori ekzekutiv i asaj kompanie, raporton Bild.

Gjermania njoftoi në fillim të këtij muaji se do të furnizonte Ukrainën me automjete luftarake të këmbësorisë Marder, për të ndihmuar në zmbrapsjen e forcave ruse, transmeton Telegrafi.

Por Kievi kërkoi gjithashtu automjete më të rënda si Leopard, që do të përfaqësonte një rritje të konsiderueshme të mbështetjes perëndimore për Ukrainën.

“Riparimi i tankeve që ka në magazinë kushton disa qindra milionë euro dhe kompania nuk mund të fillon riparimet përpara se të konfirmohej porosia”, tha Papperger për Bild.

“Automjetet duhet të çmontohen dhe rimontohen plotësisht”, shtoi ai.

Gjermania është bërë një nga furnizuesit kryesorë të armëve të Ukrainës në përgjigje të pushtimit rus, duke kapërcyer një tabu të rrënjosur në historinë e saj të përgjakshme të shekullit të 20-të të dërgimit të armëve në zonat e konfliktit.

Megjithatë, kritikët i kanë bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe SPD-së së tij, se janë shumë të ngadaltë dhe presin që aleatët të veprojnë të parët në vend që të marrin përgjegjësinë e Gjermanisë si fuqia perëndimore më e afërt me Ukrainën.

Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, tha në fillim të janarit se dërgimi i tankeve më të rënda Leopard nuk mund të “përjashtohet”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version