Site icon Telegrafi

Prodhuesi gjerman i armëve: Jemi duke negociuar hapjen e një fabrike tankesh në Ukrainë

Prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall, i cili, ndër të tjera, prodhon tanke Leopard, dëshiron të hapë një fabrikë tankesh në Ukrainë,

Këtë lajm e zbuloi vetë drejtori ekzekutiv i kompanisë gjermane Armin Papperger, raporton CNN.

Papperger, citohet nga Rheinische Post, se ka deklaruar se negociatat për ndërtimin e një fabrike të tillë janë në vazhdim dhe se një vendim mund të arrihet brenda dy muajsh.

Një fabrikë e mundshme do të kushtonte rreth 200 milionë euro dhe mund të prodhonte rreth 400 tanke në vit.

Lexo po ashtu Putini nuk do të jetojë aq gjatë sa të shohë fundin e luftës në Ukrainë – thotë analisti i televizionit shtetëror rus

Drejtori ekzekutiv shtoi se sistemet e mbrojtjes ajrore mund të instalohen në fabrikë për të mbrojtur objektin, dhe se një version i ri i tankut plotësisht të digjital Panter mund të prodhohet në Ukrainë.

Rheinmetall është prodhuesi më i madh i armëve në Gjermani me rreth 25 mijë punonjës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version