Lockheed Martin ka thënë se është gati të ndihmojë pilotët ukrainas të fluturojnë dhe të mirëmbajnë aeroplanët e saj luftarakë F-16.
Prodhuesi amerikan i mbrojtjes tha se nëse shtetet e NATO-s bien dakord të dërgojnë avionët e saj për të ndihmuar vendin kundër agresionit rus, ata do të ndihmojnë forcat e Kievit, përcjell Telegrafi.
Financial Times citoi shefin operativ të Lockheed Martin, Frank St John, të ketë bërë deklaratën.
Lockheed Martin prodhon avionë të shumtë, duke përfshirë F-16 Fighting Falcon, F-35 Lightning II dhe C130J Super Hercules.
Kievi ka lobuar shumë për të ashtuquajturin aeroplan të gjeneratës së katërt për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes së tij ajrore kundër sulmeve ruse.
Vendet e NATO-s mbeten në bisedime nëse do të furnizojnë avionët në Ukrainë. /Telegrafi/