Site icon Telegrafi

Problemi i Irinas janë vjehrrat (Foto)

Irina Shayk ka qenë gjithmonë në qendër të mediave, kjo për shkak të angazhimeve të saj në botën e modës, por edhe për jetën personale të saj. Bukuroshja ruse i dha fund lidhjes me aktorin e njohur amerikan, Badley Cooper.

Arsyeja e ndarjes së Cooper me Shayk ishte e njëjtë sikurse e një viti më parë, kur Irina dhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i dhanë fund marrëdhënies së tyre pesëvjeçare.

Bradley kishte vendosur të kalonte periudhën e festave me nënën e tij dhe Irinan, por debatet mes këtyre dy të fundit kishin nisur menjëherë, sapo kishin detyruar edhe aktorin të gjente zgjidhje duke i thënë lamtumirë 30-vjeçares, transmeton TCH.

Ndërkohë, edhe raportet mes Irinas me nënën e Ronaldos ishin po aq të acaruara. Burimet rrëfyen se Cristiano e Irina u ndan pasi kjo e fundit nuk pranoi të merrte pjesë në festën e ditëlindjes së Maria Dolores dos Santos Aveiro, nënës së sulmuesit.

Pra, tashmë është e qartë, Irina nuk që të ketë një vjehërr ose është thjesht mënyra e saj për t’i dhënë fund një lidhje duke prekur të dashurin aty ku nuk mban.

Exit mobile version