Për shkak të problemeve teknike me ueb faqen www.dijaspora.sec.mk, regjistrimi i votuesve në diasporë vazhdohet deri më 19 mars 2024 deri në ora 9:00, njoftuan sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Nga atje thonë se problemi teknik ka ndodhur gjatë natës së 17 marsit 2024 nga ora 24:00 dhe se është rikthyer në funksionim sot në mëngjes në orën 9:00.
Për këtë arsye, theksojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, regjistrimi i votuesve në diasporë vazhdohet për kohën sa ka zgjatur ndërprerja, pra deri më 19 mars 2024 në ora 9:00./Telegrafi/