Site icon Telegrafi

Problemet në sulm zgjidhen në janar, Santos e njofotn Real Madridin për çmimin e yllit brazilian

Real Madridi e nisi sezonin e ri pa një sulmues, me vetëm veteranin Joselu që e transferuan nga Espanyoli.

Los Blancos ëndërrojnë të nënshkruajnë me Kylian Mbappen, por duket se francezi është i paarritshëm në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi brazilian Marcos Leonardo është në listën e dëshirave të Los Blancos që kanë kërkuar edhe informacione nga Santos për të.

Brazilianët tanimë e kanë njoftuar Real Madridit për çmimin që duan për ta lënë të lirë yllin e tyre.

Santos synon që nga shitja e Marcos Leonardos të fitojë 15 milionë euro, plus kanë vendosur edhe disa bonuse

Gjithsesi me bonuset lehtë të arritshme, Santos kërkon që çmimi i shitjes së Marcos Leonardos të arrijë rreth 25 milionë euro.

Lexo po ashtu Top skuadrat evropiane synojnë transferimin e Marcos Leonardos në janar

Kryeqytetasit spanjoll janë të gatshëm të shpenzojnë këtë shumë në janar, por ata duhet ta mposhtin konkurrencën e Manchester United dhe Romës për Leonardon.

20-vjeçari gjatë vitit 2023 ka zhvilluar 44 ndeshje zyrtare duke realizuar 21 gola e duke asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version