Site icon Telegrafi

Probleme me rinovimin e kontratës, dy gjigantët evropianë po tentojnë transferimin e Lautaros

Lautaro Martinez ka gjashtë vite që është pjesë e Interit, por ai mund të largohet gjatë kësaj vere.

Kapiteni i zikaltërve është në bisedime me klubin për kontratën e re, pasi ajo aktualja skadon në verën e vitit 2026 dhe ka kërkuar rritje të ndjeshme page.

Neroazzurët i kanë ofruar atij rinovimin e kontratës me pagë prej 8 milionë euro neto në sezon, por ende nuk është gjetur një marrëveshje për nënshkrimin e saj.

Lexo po ashtu Interi është i frustruar me Lautaron rreth rinovimin të kontratës

Duke parë problemet e rinovimit të kontratës, dy gjigantët evropianë Chelsea dhe Paris Saint Germain po mundohen ta shfrytëzojnë këtë situatë të argjentinasit.

Të dy gjigantët evropianë e shohin argjentinasin si një element kyç për ambiciet e tyre të ardhshme dhe si një transferim të madh për repartin ofensivë.

Lexo po ashtu Lautaro flet për sukseset, kontratën e re dhe Topin e Artë

Megjithatë largimi i tij nga Interi nuk do të jetë aspak i lehtë, duke marrë parasysh lidhjen e tij të fortë me klubin.

Gjithsesi nëse nuk arrihet së shpejti një marrëveshje për rinovimin e kontratës, Interi mund ta vendos shitjen e tij nëse paguhen 100 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version