Telegrafi

Problem me vinçin, vdes një person në Deçan pasi vetura ra mbi të

Një person ka vdekur aksidentalisht pasditen e kësaj të premte në fshatin Isniq të Deçanit. Derisa po e rregullonte veturën e tij, i ka dështuar vinçi dhe si pasojë vetura i ka rënë përmbi, duke i shkaktuar vdekjen.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:00, policia është njoftuar se një qytetar i fshatit Isniq, gjersa ka qenë duke punuar në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura”, ka thënë Gashi.

“Menjëherë është njoftuar emergjenca e QKMF-së së Deçanit. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore kompetente”.

Ai tutje ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML./Telegrafi/