Telegrafi

Prizreni 16 dhe Sigal Prishtina në sfidën vendimtare për një vend në gjysmëfinale

(Foto: basketbolli.com)

Nesër (e mërkurë) zhvilloja sfida e tretë çerekfinale e ‘play-offit’, mes Prizreni 16 dhe Sigal Prishtinës, që do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Në takimin e parë fitore shënuan prizrenasit 95-87, kurse në ndeshjen e dytë prishtinasit 98-89.

Kjo përballje është vendimtare për kualifikim, ndërsa në gjysmëfinale i pret Golden Eagle Ylli, që përfundoi garat në vendin e parë.

Në garat e rregullta, të dy skuadrat kishin nga 15 fitore e 13 humbje, ndërsa në ndeshjet direkte mes tyre, prizrenasit kishin tri fitore, ndërsa një i takoi prishtinasve.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën mbrëma në Prizren nga ora 20:30.