Telegrafi

Prizren, një person gjendet i vdekur në banesën e tij

Një person është gjetur i vdekur pasditen e së hënës në banesën e tij në Prizren.

Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, deklaroi se Policia ka pranuar një informatë për një person pa shenja jete në një banesë në këtë qytet.

“Policia ka pranuar informatë për një person pa shenja jete në një banesë në Prizren. Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore ku dhe kanë konstatuar vdekjen. Prokurori i rastit ka hapur hetimet,” tha Gashi.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e vdekjes dhe hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet e mundshme.

Policia ka bllokuar zonën për të siguruar skenën e ngjarjes dhe për të mbledhur prova që mund të ndihmojnë në hetimet e mëtejshme.

Prokuroria e Prizrenit ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse ka ndonjë element kriminal që lidhet me këtë rast.

Autopsia e trupit pritet të kryhet së shpejti për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes./Telegrafi/