Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Prizren.
Rasti ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 21:10.
Në njoftim thuhet se nëna ka sulmuar vajzën e saj pas një mosmarrëveshje që kanë pasur.
“Viktima femër kosovare raporton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare (nëna e saj) dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/