Telegrafi

Prizren, fëmija dyvjeçar bie nga dritarja e restorantit – dërgohet në QKUK

Një fëmijë i moshës 2-vjeçare është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të lëndimeve që ka pësuar mbrëmë nga rënia prej dritares së një restoranti në Prizren.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai tha se gjendja e viktimës ka qenë e rënduar, por se tani sipas mjekëve është stabilizuar.

Gashi po ashtu bëri të ditur se rasti është trajtuar si lëndim aksidental, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 20:50. Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, për shkak të lëndimeve. Rasti ka ndodh në Prizren dhe njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Fëmija është 2-vjeç”, tha ai. /Telegrafi/