Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (MMPHI), është deklaruar rreth pritjeve të gjata për t’iu nënshtruar testimeve për tu pajisur me patentë shoferë.
Sipas kësaj ministrie në rajonin e Prishtinës vonesat po ndodhin për shkak të fluksit të madh të njerëzve që i kanë paraqitur provimet.
Në përgjigjen e MMPHI-së për Telegrafin, thuhet se në rajonin e Prishtinës brenda ditës testohen rreth 400 kandidatë për provimin praktik.
“Pra, pritjet në regjionet tjera (përjashtimisht Prishtinës ) janë më të shkurta, kurse në regjionin e Prishtinës i kemi pritjet siç e cekem më lart (pasi që në këtë qendër kemi një fluks shumë më të madh të kandidatëve, ku brenda ditës testohen rreth 400 kandidatë (teori – praktik)”, thuhet në përgjigjen e MMPHI-së.
Nga ministria gjithashtu deklaruan se në rajonet e tjera nuk ka vonesa dhe testimet kryhen brenda javës.
“Kurse për regjionet ( Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj si dhe Gjilan ) kandidatët iu nënshtrohen provimit brenda javës ”.
Telegrafi ka marrë edhe mendimin e qytetarëve në lidhje me vonesat për termine për patentë shoferë. Ku të njëjtit janë ankuar për pritje deri ne dy muaj për t’iu nënshtruar këtyre testimeve./Telegrafi/