Telegrafi

Pritet mirë projekti “Habibi” nga reperi S4MM

S4MM Foto: Instagram/samirs4m

Reperi i njohur, S4MM, ka qenë tejet i komentuar kohëve të fundit.

Përpos jetës private, reperi ka rezultuar të përflitet edhe për projektet e fundit muzikore.

Në një postim në rrjetin social Instagram, dje (e shtunë) bëri të ditur se ka lansuar këngën e re.

“Habibi” mban titullin prodhimtaria muzikore, që ka rezultuar të jetë e pëlqyer nga audienca e gjerë.

Në kanalin YouTube e njëjta ka arritur të grumbullojë me mbi 100 mijë klikime.

Ai projektit ia ka bashkangjitur edhe një klip unik, derisa shihej duke u argëtuar me një modele nën tingujt e muzikës.

Sidoqoftë kësaj, për reperin po aludohet se ka filluar një lidhje të re dashurie. /Telegrafi/